Pas Dimarcos, Interi humbet një tjetër lojtar për ndeshjen ndaj Manchester Cityt

by Nexhat

Dyshja e Interit, Federico Dimarco dhe Marko Arnatuvoic nuk janë stërvitur sot (e martë) me pjesën tjetër të skuadrës dhe nuk do të jenë të gatshëm për sfidën ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve të mërkurën.

Mbrojtësi italian po ballafaqohet me lodhje të muskujve ashtu siç u bë e ditur të hënën, ndërsa sot nuk u pa prezent në qendrën stërvitore të zikaltërve

banner

Siç ka raportuar Gazzetta dello Sport, Arnautovic gjithashtu ka munguar sot në stërvitje pasi u zgjua me grip.

Për këtë arsye, ai nuk do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Manchester Cityt që do të zhvillohet nesër në ‘Etihad Stadium’.

Mbetet të shihet nëse të dy lojtarët do të rikuperohen në kohë për derbin ndaj rivalit lokal Milanit që do të luhet të dielën.

Interi do të udhëtojë për në Mançester sot pasdite, ndërsa Simone Inzaghi dhe një lojtar do të paraqiten në konferencë për media gjatë orës 20:00.

Tajon Buchanan është gjithashtu i lënduar për Interin, ndërsa Joaquin Correa nuk ka qenë i përfshirë në listën e tyre për ndeshjet e ligës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy