Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama bashkë me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier dhe Ministren për Arsim, Shkencë dhe Teknologji, Arbërie Nagavci, kanë përuruar shkollën e renovuar “Ahmet Gashi”.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se renovimi i kësaj shkolle është një tjetër hap i madh i Kryeqytetit në përmirësimin e kushteve arsimore për nxënësit dhe mësimdhënësit tanë
“Mësimi tërëditor, renovimi dhe ndërtimi i shkollave të reja janë pjesë e reformës dhe për transformimin e Kryeqytetit.”, aka shkruar ai.
Rama ka falënderuar ambasadorin amerikan për financimin e renovimit të kësaj shkolle dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kryeqytetin dhe Republikën e Kosovës.