Që nga ndeshja me Rumaninë, kur për shkak të sjelljeve jashtë rregullores u suspenduan tre lojtarë të Kombëtares së Kosovës, skena e futbollit është tensionuar dhe po zhvillohet retorik akuzuese. Pjesë e ketyre debateve është bërë edhe Baton Haxhiu i cili në një emsion tekeviziv ka qenë i ashpër ndaj drejtuesvë të futbollit dhe futbollit në përgjithësi.
Kritikat e Baton Haxhiut nuk i kanë pëlqyer Presidentit të KF Dukagjinit nga Klina, Fabian Veseli. Në një postim në facebook, Fabian Veseli i cili njihet si Fabi është përgjigjur ndaj deklarimeve të Batoni duke ia rikujtuar atij se pikërisht në këto pika që po i kritikon të tjerët, është ai vetë që ka probleme vetë.
Batoni i ka kritikuar drejtuesit e futbollit për mungesë transparence, Fabi i kundërpërgjigjet me pyetje, “Sa transparent je ti”? Batoni ka kritikuar se drejtuesit e futbollit po e dëmtojën imazhin e Kosovës, Fabi e pyet me ironi “Për cilin imazh e ke fjalen Baton?”
Batoni e ka përmendur edhe Fadil Vokrrin duke aluduar se drejtuesit e sotëm po shktarrojnë atë që ka ndërtuar Fadil Vokrri! Fabi i përgjigjet duke i thënë se “Kur Fadil Vokrri ka punuar për të ngritur futbollin, i ka pas në krah po të njëjtit njerëz që sot janë duke e drejtuar futbollin”
Postimi i plotë:
Në kohën e fundit futbolli kosovar përkatësisht Federata e Futbollit, klubet dhe vetë delegatët po përjetojnë një periudhë të paprecedent për shkak të kritikave dhe atakimeve nga individ të veshur me petkun e gazetarëve, analistëve apo medias së pavarur.
Kështu futbolli kosovar është bërë poligon qitje pa asnjë ndjenjë. Natyrisht që po të ishin me vend edhe do të duhej të merreshin për bazë si reflektim (siç i marrë unë shpesh ne klubin tim) por ato jo vetëm që nuk janë të tilla, por po bëhen me goditje nën brez.
Kësaj valleje ju paska bashkangjitur edhe Batoni, kinse duke shprehur shqetësime për mënyrën se si udhëhiqet futbolli dhe FFK-ja, se si menaxhohet, e duke akuzuar se ka mungesë transparence.
Baton, për cilën transparencë po flet, a të tregoi unë sa je transparent ti?
Batoni, ndër të tjera ka theksuar se këto probleme kanë ndikuar negativisht në imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Cilin imazh Baton?
Për me mbajt leksione për imazhin duhet me pas vetë imazh. Sikur të ishe kujdesur më shumë për imazhin tënd personal më mirë do të ishe sot.
Baton, e paske përmend edhe Vokrrin.
Hiç nuk kam qejf me fol për të shkuarën por këtu edhe nuk çuditëm fort sepse nga të vdekurit e keni zakon me përfitu në çdo sferë të jetës, pavarësisht që këta qe po i atakoni (FFK-klubet-delegatët) janë të njëjtit dhe kanë qenë atëherë, krahu i djathtë i tij.
E paske përmend edhe politiken pak, ama nuk po tregon kush edhe atëherë ka pas përkrahje nga presidenca, nga kryeministri apo filan ministrat.
E din ti ma mirë se unë edhe këtë.
Paske thënë që pronarët e klubeve të superligës të detyruar nga frika e represionit kanë pranuar një realitet të zymtë. Baton, pyeti dostat tu e t’mi, pyeti se a i njeh këto elemente një president i Kf.Dukagjinit. Kanë me të demantu.
Baton, paske thënë që kinse këto janë arsyet që ti si autor e ndjen obligim moral te flasësh.
Baton, me ndje obligim moral ti është dashur me fol tjetër gjë, jashtë sportit, e din ti.
Me respekt, Fabian Veseli.