S’pati njoftim për takim me Kurtin në zyrë, ministrja gjermane thotë se ia bëri te qartë “qeverisë” kërkesat për CEFTA

by Nexhat

Ministrja gjermane e Shtetit për Europën, Anna Luhrmann, ka qëndruar në Kosovë ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani, si dhe nga vizita në Prishtinë shpërndau fotografi me kryeministrin Albin Kurti dhe dy ministra të tij. Megjithatë, nuk pati njoftim për ndonjë takim bilateral mes saj dhe Kurtit.

Ajo sot në një postim në X tha se ia ka bërë të qartë Qeverisë së Kosovës kërkesat për zhbllokim të masave ndaj importit të Serbisë në kuadër të CEFTA-s,

“Mirënjohëse për diskutimet e hapura në Kosovë, përpara takimeve të këtij 10-vjetori të Procesit të Berlinit. Ia bëra të qartë Qeverisë se ne i bëjmë thirrje Kosovës të bëjë të mundur zhbllokimin e CEFTA-s dhe të lejojë avancimin në Tregun e Përbashkët Rajonal për të sjellë përfitime konkrete për njerëzit në Kosovë”, ka shkruar ajo.

Anna Luhrmann/Grateful for open discussions in Kosovo, ahead of this year‘s 10th anniversary Berlin Process meetings. I made clear to the government that we urge 🇽🇰 to make unblocking CEFTA possible & allow for advancing on the Common Regional Market to bring concrete benefits to people in 🇽🇰!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy