Vala e shpërthimeve të fuqishme në Liban, vjen reagimi nga Departamenti Amerikan i Shtetit

by Nexhat

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se po mbledhin informacion mbi shpërthimin e fuqishëm që tronditi sot Libanin

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, tha në një konferencë se SHBA nuk ishte e përfshirë në incidente dhe nuk e dinte se kush ishte përgjegjës

Ai shtoi më tej se SHBA-të ishin të shqetësuara për çdo incident që mund të përshkallëzonte tensionet në Lindjen e Mesme dhe theksoi se dëshironte të shihte një zgjidhje diplomatike midis Izraelit dhe Hezbollahut.

Miller u shpreh gjithashtu se është shumë herët për të gjykuar se si shpërthimet mund të ndikojnë në bisedimet e vazhdueshme të armëpushimit

“Ne po mbledhim informacione për këtë incident,” tha Miller.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy