Borrell dënon sulmet në Liban: Dëmtime kolaterale, pa dallim midis civilëve

by Nexhat

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, i ka përshkruar shpërthimet me pejxherë në Liban si “jashtëzakonisht shqetësuese” dhe tha se ato kishin shkaktuar “dëmtime të rënda kolaterale, pa dallim midis civilëve”, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Në një deklaratë, Josep Borrell tha:

banner

Pas serisë së djeshme të shpërthimeve në Liban, telefonova ministrin e jashtëm libanez Abdallah Bou Habib. Ai më informoi për shpërthimin e një numri të madh pajisjesh elektronike në shumë zona anembanë vendit. Mijëra njerëz u plagosën – qindra në gjendje kritike – spitalet po kolapsojnë.

Edhe nëse sulmet duket se kanë pasë në shënjestër, ato kanë pasur dëme të rënda kolaterale, pa dallim midis civilëve: disa fëmijë janë në mesin e viktimave.

Unë e konsideroj këtë situatë jashtëzakonisht shqetësuese. Unë vetëm mund t’i dënoj këto sulme që rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin e Libanit dhe rrisin rrezikun e përshkallëzimit në rajon.

Bashkimi Evropian u bën thirrje të gjitha palëve të interesit që të shmangin një luftë gjithëpërfshirëse, e cila do të kishte pasoja të rënda për të gjithë rajonin dhe më gjerë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy