Deputeti i PDK-së, Ferat Shala tregon kush janë zyrtarët që janë të angazhuar kundërligjshëm në pozita publike

by engel

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka thënë se të gjithë zyrtarët që mbajnë pozita si “ushtrues detyre”, nga sot janë jofunksional. Kjo për shkak të ligjit për zyrtarët publik, neni 35 që ka hyrë në fuqi tash e një vit.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, por jo e vetmja, nga sot praktikisht ka dhjetra sektorë dhe departamente, pozita drejtorësh e agjencionesh, që janë jo funksionale”, ka shkruar Shala.

banner

Çdo vendimmarrje sipas tij, brenda këtyre institucioneve që mbajnë pozita “ushtrues detyre”, përkatësisht zëvendësues, nga sot janë krejt të paligjshme, sepse këtë e thotë Ligji NR.08/L-197 Për Zyrtarët Publik, Kapitulli III, Neni 35, ligj ky i cili ka hyrë në fuqi tash e një vit.

“Është e habitshme se si një Qeveri e tërë punon jashtligjshëm, e vendimet e kësaj Qeverie nga sot për të gjitha pozitat e lartcekura, janë të pavlefshme”.

“Për ta ilustruar këtë shembull të keqqeverisjes apo paaftësisë qeverisëse, më lejoni të ju permend një listë të “ushtruesve” në këtë Qeveri, përkatësisht në këtë Ministri”:

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë, ushtrues detyre,
Drejtori i Agjencisë së Mjedisit, ushtrues detyre,
Drejtori i Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore, ushtrues detyre,
Drejtori i Departamentit të Mjedisit, ushtrues detyre,
Drejtori i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, ushtrues detyre,
Drejtori i Departamentit për Integrime Evropiane, ushtrues detyre.

Shihni edhe një fakt të çuditshëm; në pozita shumë të larta, ka raste kur një zyrtar ka ushtruar pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm, pas një periudhe ka kaluar ushtrues detyre në Agjenci të Mjedisit, pastaj pas një periudhe tjetër prap është kthyer ushtrues detyre i sekretarit. Pra, kemi të bejme me ushtrues të shumëfisht, “ushtrues të ushtruesve” e manipulime të tilla.

Për më keq, ka pozita ku “ushtruesi” është emëruar kundërligjshëm, duke kapërcyer shume “shkallë” nga pozita e zyrtarit, në ushtrues detyre i Drejtorit të Departamentit.

Pse ndodh kjo?! – Arsyeja e vetme është që ata të jenë më të “dëgjueshëm dhe të kontrollueshëm”, dhe rasti më ilustrativ për dëgjueshmërinë së tyre, është afera tashmë publike e Ambalazhuesve të Ujit” shkruan Shala në reagim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy