Drita ia shkakton humbjen e parë sezonale Malishevës

by Nexhat

Malisheva është njoftuar me humbjen këtë sezon.

Skuadra e drejtuar nga Bekim Isufi u mposht 2:0 në udhëtim nga Drita, në ndeshjen e mbetur nga xhiroja e parë në Superligën e Kosovës në futboll.

Ishte kjo fitorja e dytë e gjilanasve që kanë po ashtu edhe një humbje, teksa mbeten me dy ndeshje më pak të luajtura.

Besnik Krasniqi kaloi Dritën në epërsi në minutën e 24-të kur u tregua i saktë nga penalltia, 

Veton Tusha shënoi për 2:0 në minutën e 59-të, pas një asistimi nga Iljasa Zulfiji që bëri depërtim fantastik nga e djathta.

Ndeshja u rihap në minutën e 79-të, kur Altin Aliu shënoi gol të bukur me vollej.

Megjithatë, deri në fund më gola nuk pati.

Drita me këtë fitore tani shkon në kuotën e gjashtë pikëve, me dy ndeshje më pak të luajtura.

Në anën tjetër, Malisheva mbetet me 10 pikë në vendin e dytë, aq sa ka edhe Ballkani i pozitës së parë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy