Haradinaj i bindur: Në zgjedhjet e 9 shkurtit, VV do të bie nën 30 për qind

by Nexhat

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinajt duke folur për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, ka thënë se partia e tij me partnerët në koalicion do të jetë befasi e këtyre zgjedhjeve.

Ai ka thënë se koalicioni i tyre parazgjedhor AAK-Nisma do të jetë shtyllë e fuqishme për të ndihmuar në ndryshimin e qeverisjes në vend

banner

“Ne e përkrahim opsionin që opozita t’i bëjë institucionet e reja. Ne do ta përkrahim kryeministrin nga opozita. Koalicioni ynë do të punojë që të dalim partia e parë në vend, para Vetëvendosjes”, ka thënë Haradinaj, raporton Gazeta10.

Ai është shprehur i bindur se Lëvizja Vetëvendosje do të bie nën 30 për qind.

“Mund të jetë edhe me keq, por me këtë gjendje që ka do të bie nën 30 pë rqind”, ka thënë Haradinaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy