​Haradinaj për Kurtin: Me politikën e tij shou-biz e fuqizoi Serbinë

by Nexhat

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj kritikoi ashpër qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se me politikat e veta të shou-bizit, fotove e sukseseve të ditës e fuqizoi Serbinë dhe e dobësoi pozicionin e Kosovës par aleatëve të saj ndërkombëtarë.

Haradinaj theksoi se Kurti në veri punoi pa koordinim me aleatët ndërkombëtarë

banner

“Kryeministri i Kosovës nuk ka dashur të ndajë meritën me aleatët për sukses, ka pasur dëshirë të jetë i vetëm që kryen punë. Tani mund të shtojmë shumë dilema përse ka vepruar kështu. Unë i kam mësuar të miat me kohë, por ai nuk ka pranuar të punojë në një plan të përbashkët me Amerikën në veri, e që sot do të rezultonte me të gjitha këto çështje të kryera në veri me rend e ligj, por edhe një pranim ndërkombëtar të sukseseve të Kosovës në veri që do të rezultonte me anëtarësim në KE, kandidaturën për BE dhe anëtarësim në NATO”

“Kurti me politikën e vet të shou-biz, fotove e të sukseseve të ditës e fuqizoi Serbinë, e bëri si partner më serioz tek aleatët tanë dhe e dobësoi pozicionin e Kosovës deri në atë masë sa ne jemi të ndëshkuar. Nuk është çudi që Vuçiq, i cili është pasardhës i Millosheviqit, duke e parë dobësimin e Kosovës në planin ndërkombëtar inkurajohet të bëjë kërcënime e kërkesa,” deklaroi Haradinaj në Politiko të Kanal 10.

Sipas tij, arsyet pse është trimëruar Serbia, duke goditur, ashtu siç ka goditur në Banjskë, ka të bëjë me gabimet e Kurtit.

“Kurti ua ka krijuar terrenin me gabimet e veta, që ata edhe të shpresojnë që nuk do të ndëshkohen. Nuk mbahet siguria vetëm nga puna e ditore. Nëse, Serbia e di që ne i kemi marrëdhëniet shumë të fuqishme me Amerikën, nuk guxon as ëndërr ta shohë Kosovën, por ata i shfrytëzojnë dobësitë tona të na godasin. Kjo i bie që nëse Kurti vazhdon kështu, ata prapë do të inkurajohen”, tha Haradinaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy