Kurti takon drejtues dhe përfaqësues të bankave komerciale në Kosovë, ZKM-ja jep detaje

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë takuar të mërkurën Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, si dhe drejtues dhe përfaqësues të bankave komerciale në Kosovë.

Siç thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit, u diskutua për bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve drejt përmbushjes së qëllimit për shërbime të qasshme dhe cilësore në gjithë territorin e Kosovës

banner

“Kryeministri Kurti falënderoi përfaqësuesit e bankave për kontributin e tyre në diskutimin e sotëm dhe për gatishmërinë për të ofruar shërbime bankare sa më cilësore dhe sa më të sigurta”. thuhet në komunikatën e ZKM.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy