Marrëveshja SHBA-Serbi, Maliqi: Rrënimi drastik i pozitës së Kosovës po shihet si strategji gjeniale dhe lidership vizionar

by Nexhat

Agon Maliqi, analist, ka shkruar në Facebook për marrëveshjet që Serbia po i nënshkruan me shtete perëndimore, ndërkaq Kosova e ka rrënuar pozitën e saj.

Maliqi përmendi marrëveshjen e partneritetit strategjik në fushën e energjisë që sot Serbia e nënshkroi me SHBA-të, po ashtu edhe blerjen e avionëve nga Franca.

banner

“Serbia sot nënshkroi marrëveshje të partneritetit strategjik me SHBA-të në fushën e energjisë, për t’u hequr nga gasi rus. Para ca kohe nënshkroi marrëveshje me Francën për blerje avionësh që e përafrojnë ushtarakisht me NATO-n. Paralelisht ia dha Evropës qasjen në minierat e litiumit të cilat i kërkonte edhe Kina”, ka shkruar Maliqi.

Ndërkaq, shton se Kosova lërë që nuk po siguron njohje e investime, por edhe rrezikon të përjashtohet nga CEFTA.

“Kosova ndërkohë jo vetëm që nuk po siguron njohje dhe investime, por e ka humbur edhe mbështetjen e atyre shteteve që i kishte në bosht, e po rrezikon të përjashtohet edhe nga mekanizmat rajonalë të ekonomisë si CEFTA apo Procesi i Berlinit”, ka vazhduar ai.

Sipas tij, metafora më e mirë në këtë situatë është X=0, duke iu referuar një gabimi të Kurtit që e bëri në zgjidhjen e një ekuacioni në matematikë.

“Ndërkohë, krejt ky rrënim drastik i pozitës së Kosovës, në sytë e kuazi inteligjencës kosovare që ka mbetur në nivelet e Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, dhe ka sharruar me dëshirë në lloqin e delireve populliste, vazhdon të shihet si shenjë e një strategjie gjeniale dhe lidershipi vizionar. Të nderuar, metaforë më të mirë se ajo situata me tabelë nuk mund të ketë: X=0”, ka thënë Maliqi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy