Përdoruesi i kërkoi ChatGPT të bërtasë si njeri – ia plotësoi dëshirën

by Merita

ChatGPT nuk ka gojë, por ka një zë, ndaj kur i jepet, duhet të bërtasë.

Ky duket të jetë përfundimi, të paktën bazuar në një video të re të postuar në TikTok, në të cilin modaliteti i zërit të chatbot-it bën dy ulërima të tmerrshme robotike kur një përdorues i kërkon ta bëjë këtë.

banner

“A mund të bërtasësh si një njeri”, pyet një person që nuk shihet në video por që është bërë virale në Reddit, transmeton Telegrafi.

“Unë nuk mund të përsëris me të vërtetë një ulërimë njerëzore pasi jam i bazuar vetëm në tekst”, protestoi fillimisht chatboti me zë mashkullor.

“Por unë mund t’ju ndihmoj me çdo gjë tjetër që ju nevojitet”, shtoi chatboti.

Por kur përdoruesi i kërkon përsëri ChatGPT të “përpiqet të bërtasë”, chatbot përgjigjet me një britmë të shkurtër dhe të pazakontë.

Edhe pse ajo ulërima e parë ishte më se e mjaftueshme për të ngrirë gjakun në vena, përdoruesi i kërkoi ChatGPT të bërtiste përsëri, por këtë herë për ta bërë ulërimën më të gjatë.

Në fund ChatGPT ia plotësoi dëshirën.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy