Rrahmani e Krasniqi shijojnë fitoren e Sparta Pragës duke luajtur në Ligën e Kampionëve, Laçi protagonist me një gol të bukur 

by Nexhat

Sparta Praga ka shënuar fitore ndaj RB Salzburg me rezultat 3-0 në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve, ku tre futbollistë shqiptarë ishin pjesë e këtij takimi. 

Çekët fituan 3-0, ku mesfushori shqiptar Qazim Laçi ishte ai që shënoi golin e tretë për ekipin e tij

banner

Pas një topi të marrë në zonë Laçi bëri lëvizje sikurse sulmues brenda zonës duke nxjerrë jashtë loje dy mbrojtës dhe portierin. Më pas ishte mjaft e lehtë që ai të dërgonte topin në fundin e rrjetës për 3-0.  

Kaan Kairinen  dhe Victor Olatunji kishin shënuar në pjesën e parë për Sparta Pragën. 

Në minutën e 64-të u fut në lojë Albion Rrahmani, ndërsa pak minuta më vonë edhe Ermal Krasniqi. 

Dyshja edhe pse u munduan, nuk arritën të shënonin apo të asistonin, por paraqitja e tyre ishte mjaftë pozitive.  

Indrit Tuci nuk u paraqit fare në këtë ndeshje, por ishte në bankën rezervë pjesë e skuadrës.  

Një fitore e madhe e Sparta Pragës në startin e Ligës së Kampionëve. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy