Selmanaj për Kurtin: Këto 4 vite ka punuar me manual si ta dëmtojë dhe shkatërrojë shtetin që e qeverisë vet

by Nexhat

Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj ka përmendur tri marrëveshje që ka bërë Serbia me ShBA’të për energjinë, me Gjermaninë për Litiumin dhe me Francën për blerjen e aeroplanëve Rafale.

Selmanaj përmes një shkrimi në Facebook thotë se derisa Serbia arrin këto marrëveshje me ndërkombëtarët, Kosova mbetet nën sanksione nga BE’ja dhe me raporte të ngrira me SHBA’të.

banner

Sipas tij, kryeministrit Albin Kurti, për këto 4 vite ‘pa fije dyshimi ka punuar me manual si ta dëmtojë dhe shkatërrojë shtetin që e qeverisë vet’.

Postimi i plotë i Selmanajt:

Serbia sonte nënshkruan marrëveshje me SHBA-të për energjinë;

Me Gjermaninë dhe BE-në nënshkruan marrëveshje për Litiumin;

Me Francën nënshkruan marrëveshjen për blerjen e aeroplanëve në vlerën prej 2.5 miliard euro.

E Kosova?

Qe 451 ditë nën sanksione nga BE dhe me raporte të ngrira me SHBA.

Albin Kurti, për këto 4 vite pa fije dyshimi ka punuar me manual si ta dëmtojë dhe shkatërrojë shtetin që e qeverisë vet!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy