52
Një person në Shtërpcë ka raportuar se ka hasur në tri mina dhe dy bomba dore të pashpërthyera.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti i deminimit i policisë ka tërhequr mjetet e dyshuara.
Policia rastin e ka cilësuar si “gjetje e mjeteve të pashpërthyera”.
“Drejkovc, Shtërpcë 17.09.2024-13:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se ka hasur në mjete të dyshuara (tre mina dhe dy bomba dore). Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i PK-së ka tërhequr mjetet e dyshuara”, thuhet në njoftim.