A do kandidoni për kryetare e PD? Malltezi: Nuk ka një plan B, ja ç’duhet të bëjnë strukturat tani që Berisha është në arrest

by Nexhat

Argita Malltezi, vajza e ish-Kryeministrit Sali Berisha, në emisionin “Open” në News24 tha se dosja është në vazhdim të dosjeve që godasin opozitën

Ajo tha se është vijimi i sulmeve ndaj figurave të opozitës që kanë një peshë të caktuar, ndërsa përmendi këtu Fatmir Mediun, Ilir Metën, Fredi Belerin dhe së fundmi Sali Berishën

banner

Në këtë kuadër, Malltezi e konsideroi si një sulm politik atë që po ndodh me ish-Kryeministrin, i cili prej 10 muajsh ndodhet në “arrest shtëpie”.

“Jemi përpara kushteve shumë të vështira, asgjë nuk varet nga ‘jeta vdekje’ si të thuash që Berisha është nën arrest. Po ju sjell shembullin e Trump, ku dikush tha se nëse ai nuk do të vihej në akuzë, ai nuk do të kishte këtë sukses si kandidat

Ndoshta akuzat që i bëhen politikisht Berishës, duhet të angazhojnë edhe më shumë strukturat. Opozita kërkon Qeveri teknike, strukturat duhet të organizohen dhe të ngrihen ta bëjnë realitet këtë”, tha Malltezi

Ajo tha se Berisha do të drejtojë fushatën për zgjedhjet dhe pas kësaj do të bëhet një garë për të caktuar Kryeministrin.

“Parimi që u vendos ishte që kryetarin e PD të mos e caktonte dikush tjetër”, tha ajo.

E pyetur nëse do të kandidojë për kryetar të PD-së, Malltezi tha se nuk ka asnjë plan B, duke pohuar se Partia Demokratike do të shkojë me Sali Berishën kryetar në zgjedhje.

“Se çfarë do të ndodhë më tej unë nuk e di, por tani nuk ka asnjë plan B”, tha Malltezi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy