Arsenijeviq me aktiviste iu hedhin lule ushtarëve italianë mbi Ibër, reagon njëri prej karabinerëve

by Nexhat

Disa aktiviste serbe në Mitrovicë u kanë hedhur sot lule pjesëtarëve italianë të KFOR-it të cilët janë të pozicionuar mbi Urën e Ibrit.

Teksa incizoheshin nga Aleksander Aresnijeviq, ato iu janë afruar karabinierëve italianë dhe kanë filluar t’ua hedhin edhe mbi makinë.

banner

Kjo ka bërë që njëri prej ushtarakëve të reagojë duke iu kërkuar atyre që të mos e bëjnë një gjë të tillë.

“Në shenjë mirënjohjeje që ishim aty dhe e mbrojtëm urën nga hapja me forcë, hodhëm lule dhe shprehëm simbolikisht falënderimet tona”, ka thënë Angjela Dimiq, një nga pjesëmarrëset e aksionit, shkruan Radio Kontakt Plus

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy