Berisha: Serbia po nënshkruan marrëveshje me ShBA-në, këta legenat tanë sillen vërdallë me “kaqketa”

by engel

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës se nuk po bën asgjë në përmirësimin e raporteve me aleatët.

Duke e komentuar marrëveshjen e Serbisë me ShBA-së, ai ka ironizuar me zyrtarët e Qeverisë Kurti, të cilët po sillen në veri.

banner

“Sot, nënsekretari për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Jose Ë. Fernandez dhe ministri i Jashtëm serb Marko Gjuriq nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunimin strategjik SHBA-Serbi në fushën e energjisë në Serbi.

Ndërsa këta legenat tanë sillen vërdall me “kaqketa” dhe bëjn reklama me hamburgera nga veriu i vendit. E kundërshtuan me ngulmë marrëveshjen e Ëashingtonit të ndihmuar edhe nga propaganda serbe që u hante si torte nga militantët primitiv të regjimit, ku njëra nga pikat e saj thotë: palët do të pajtohen të punojnë me Departamentin amerikan të Energjisë dhe subjektet e tjera të Qeverisë amerikane në një studim fizibiliteti…”, ka shkruar ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy