Çeku: Familja Jashari s’ka ndërhyrë në konkursin për Projektin Memorial “Adem Jashari”

by Nexhat

Hajrullah Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), ka deklaruar se familja Jashari nuk ka ndërhyrë asnjëherë në konkursin për Projektin Memorial “Adem Jashari”.

Ai në RTV Dukagjini, tha se përkundrazi familja Jashari i ka mbështetur institucionet

banner

“Absolutisht asnjë ndërhyrje. Në përbërjen e komitetit ndërministror sipas ligjit bën pjesë edhe përfaqësuesi i familjes Jashari. Asnjëherë asnjë ndërhyrje nga familja Jashari, përkundrazi mbështetje maksimale për institucionet”, tha ai.

Tutje ai tha se konkursin e ka fituar operatori që “është shpallur i përgjegjshëm” dhe i ka zbatuar rregullat.

Çeku dha shpjegimin e tij pse u shpall fitues një operator që ishte më i shtrenjtë se të tjerët.

“Operatori që u shpall i përgjegjshëm, kur i hapet oferta financiare, del që ata kanë ofertu më çmim më të lart se që u shpall procedura. Kur e kemi shpall procedurën në fillim, në kodin buxhetor të kompleksit memorial nuk kishte buxhet të mjaftueshëm. Në këto raste ekziston një instrument i jashtëzakonshëm që është në diskrecion të MF-së. Ai e lëshon një garanci me nis procedurën, thotë që në momentin që krijohet shpenzimi ne e mbulojmë atë shpenzim. E kemi përdor këtë mekanizëm që është ligjor, vetëm për të fitu në kohë”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy