Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit ka njoftuar se Manastiri në Banjskë do të jetë i mbyllur për vizitorë nga 23 deri më 26 shtator.
Në njoftim thuhet se kjo do të bëhet “për arsye të sigurisë dhe që të ruhet paqja, e cila aktualisht është e një rëndësie të madhe për manastirin”.
“Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit njofton opinionin se manastiri i Banjkës do të jetë i mbyllur për vizitorë të hënën, të martën, të mërkurën dhe të enjten (23-26 shtator) për arsye sigurie dhe për të ruajtur paqen, e cila aktualisht është e një rëndësie të madhe për manastirin”, thuhet në njoftim.
Më 24 shtator të vitit të kaluar bëhen një vit prej agresionit në Banjskë, ku grupi kriminal dhe terrorist i udhëhequr prej kriminelit Millan Radoiçiq vranë rreshterin Afrim Bunjaku.
Ditë më parë Prokuroria Speciale në lidhje me agresionin në Banjskë ka ngritur aktakuzë për 45 persona, ku sipas aktakuzës, thuhet se qëllimi i këtij grupi kriminal ishte aneksimi i veriut.