Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të kryejnë stërvitje të përbashkët me trupat britanike në Pashaliman

by Nexhat

Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të zhvillojnë për gati dy javë stërvitjen e përbashkët detare bregdetare “Austere Wolf-24” me kolegët e tyre të Britanisë së Madhe, në Pashaliman në kuadër të “Corridor VIII Response”.

Ministria e Mbrojtjes bëri sot të ditur se kjo stërvitje parashikohet të zgjasë deri më 7 tetor 2024. Në të njëjtën periudhë, pala britanike, përpos zhvillimit të stërvitjes “Austere Wolf 24” parashikon të zbarkojë në vendin tonë edhe trupat e NATO “Strategic Reserve Force” (SRF), të cilat do të vijojnë kalimin në itinerarin e Korridorit VIII, Shqipëri (Durrës ose Vlorë) – Maqedoni e Veriut – Kosovë – Shqipëri

banner

Stërvitja “Austere Wolf-24”, e planëzuar nga pala britanike, ka për qëllim zbarkimin e trupave dhe mjeteve lundruese në kushte të vështira bregdetare në bashkëpunim me vendin pritës. Qëllimi i kësaj stërvitje është promovimi i ndërveprueshmërisë midis vendeve anëtare të NATO-s

Në këtë stërvitje Forcat tona të Armatosura do të angazhojnë anije patrulluese dhe zhytësit e Forcës Detare, trupa të Forcës Tokësore e deri te suporti me helikopter nga Forca Ajrore.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy