27
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se partnerët ndërkombëtarë thonë se dialogun e ka mbuluar në arkivol kryeministri Albin Kurti.
Haziri thotë se dialogu është trajtuar si i vdekur.
“Dialogu është trajtu si i vdekur, gozhdën e fundit në arkivol ia kanë vendos, në rastin tonë Vuciqi, nëse dëgjon Konjufcën.
Por, ajo cka është e vërtetë, partnerët ndërkombëtar, ndërmjetësi ndërkombëtar dhe lehtësuesi që janë BE-ja dhe ShBA-ja, ata po thonë që arkivolin e ka mbulu Albin Kurti”, u shpreh ai për Periskopin.