Lajm i mirë për Milanin, Maignan do të jetë gati për derbi

by Nexhat

Një lajm i mirë mes shumë të këqijve në shtëpinë e Milanit.

“Rossoneri” po kalojnë nëpër një periudhë të vështirë dhe së fundmi mbetën edhe pa portierin e parë, Mike Maignan, i cili u lëndua në ndeshje me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma.

banner

Kuqezinjtë kishin frikë se s’do të mund të llogarisin në portierin francez në derbin e madh me Interin të dielën mbrëma.

Por, portali italian “Tuttomercatoweb” raporton se trajneri Paulo Fonseca do ta ketë në dispozicion njërin prej portierëve më të mirë në botë për “Derby della Madonnina”,

Francezi i ka kaluar dhimbjet dhe do të jetë rregullisht në mes të dy shtyllave në ndeshje me kampionët e Italisë, e cila do të luhet të dielën duke filluar nga ora 20:45.

Për trajnerin Fonseca ky mund të jetë rasti i fundit pasi një humbje eventuale nga “Nerazzurri” mund t’i kushtojë atij me shkarkim

Milani e mposhti në fundjavën që shkoi Venezian me rezultat të thellë, 4:0 dhe u duk se ekipi u këndell pas fitores së parë sezonale në Serie A, por ngecjet ishin evidente në mesjavë kundër “Reds”, kur u mposhtën në shtëpi, 1:3.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy