Ministri Çeku s’e mohon dorëheqjen nëse i ngrihet aktakuzë

by Nexhat

Ministria e Kulturës, e udhëhequr nga Hajrullah Çeku, e kishte angazhuar një ekspert të cilin do ta paguajë 5,560 euro në muaj.

Ministri Çeku, në “Debat Plus”, tha se nëse i ngrihet aktakuzë për këtë çështje, atëherë nuk do ta kishte problem as dorëheqjen

banner

“Jam shumë i interesuar që në raste të tilla të bëjë çka do që është e mundur, të ofroj një standard të mirë moral. Besoj edhe dorëheqja dhe çdo veprim tjetër i nevojshëm për me mbet sa më larg nga çfarëdo mundësie me ndikuar në vendimmarrjen e institucioneve që janë të pavarura, por edhe aty që supozohet që ka ndodhë një vepër që në fund ka prodhu një aktakuzë. Asnjëherë s’kam qenë i ngarkuar me çështjen e pozitave, ka shumë sulme e shpifje, kritika që janë të zakonshme e normale”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy