Tragjedi në Has, nga zjarri në banesë ndërrojnë jetë nënë e bir

by engel

Një ngjarje e përmasave tragjike ka ndodhur mbrëmë në Nikoliq të Hasit, teksa raportohet se nënë e bir kanë ndërruar jetë.

Dyshohet se shtëpia ku ata banonin është përfshirë nga flakët, me djalin R. L. që ka hyrë për të shpëtuar nënën F. L., por fatkeqësisht nuk ka mundur.

banner

Sakaq, bashkëshortja e shtetasit R. L., shtetasja A. L., ka mundur të dalë nga banesa.

Njoftimi i policisë:

Has/Informacion paraprak: Rreth orës 02:00, në fshatin Nikoliq, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R. L.

Si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasi R. L. dhe nëna e tij, shtetasja F. L., ndërsa bashkëshortja e shtetasit R. L., shtetasja A. L., ka mundur të dalë nga banesa.

Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy