Tregu i përbashkët rajonal, Vuçiq: Ata që s’duan të jenë pjesë bien nga loja, Serbia i ka pranuar të gjitha

by Nexhat

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia dëshiron të jetë pjesë e tregut të përbashkët në Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se është kusht themelor për t’iu bashkuar tregut të përbashkët europian.

“Këtu ai që nuk dëshiron të marrë pjesë del nga loja, ndërsa të tjerët qëndrojnë në lojë. Ne mbetemi në lojë dhe kemi pranuar gjithçka në këtë drejtim. Ne duam një Ballkan të hapur Perëndimor, duam hapjen e kufijve, qarkullimin e lirë të mallrave dhe shërbimeve”, pretendoi Vuçiq.

banner

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, muajin e kaluar tha se emisari gjerman, Manuel Sarrazin, kishte ardhur në Kosovë për ta nxitur kryeministrin Albin Kurti për të bërë kompromis për CEFTA-n që Kosova të zhbllokojë ndalesën për importin e mallrave serbe dhe në këmbim të zëvendësohet UNMIK-u  – me të cilin është përfaqësuar Kosova – me Kosovën, por tha se kjo përpjekje ishte e pasuksesshme.

Ndërkohë, ai kishte paralajmëruar se mund të vazhdohet edhe pa Kosovën.

“Nëse është e nevojshme, vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor do të vazhdojnë pa Kosovën tani për tani, për të vazhduar me bashkëpunimin rajonal dhe Procesin e Berlinit”, kishte thënë ai.

Edhe dje ambasada gjermane e përsëriti këtë qëndrim në një përgjigje për media.

“Natyrisht, politika e ftesave e Procesit të Berlinit nuk do të ndryshojë dhe ne shpresojmë që Kosova të vazhdojë të marrë pjesë. Megjithatë, nëse Kosova vazhdon të bllokojë çdo përparim të mëtejshëm në Tregun e Përbashkët Rajonal, ne do të gjejmë një mënyrë për të vazhduar këtu pa Kosovën”, ka thënë një zëdhënës i ambasadës.

CEFTA është një marrëveshje ndërkombëtare e krijuar nga ana e Bashkimit Europian, me qëllim të lehtësimit të këmbimeve tregtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy