Vuçiqi takohet me Varhelyn, thotë se e informoi për situatën “shqetësuese në Kosovë”

by Nexhat

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar me komisionerin Evropian për Zgjerim, Oliver Varhely.

Vuçiq tha se Varhelyn e informoi për situatën, sipas tij, shqetësuese në Kosovë, teksa bëri të ditur se i kërkoi angazhim më aktiv të institucioneve evropiane për popullin serb.

“Ritheksova se Serbia në thelb dhe teknikisht është e gatshme për hapa të rinj në drejtim të afërsisë dhe anëtarësimit në BE, veçanërisht kur bëhet fjalë për sundimin e ligjit, integrimin ekonomik dhe social dhe falënderova Komisionin Evropian për mbështetjen gjatë rrugës”.

“Shfrytëzova rastin ta informoj komisionerin për situatën shqetësuese në Kosovë dhe kërkova angazhim më aktiv të institucioneve evropiane në mbrojtjen e të drejtave të popullit serb”, tha Vuçiq.

Tutje, ai tha se e falënderoi Varhelyn për angazhimin dhe kontributin personal, që sipas itj, e ka dhënë në rrugën evropiane të Serbisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy