Abrashi sulmon Blerim Isufajn dhe opozitën që u intervistua Dejona Mihali, thotë se qëllimi është të luftohet Vetëvendosje

by Nexhat

Deputeti i VV’së, Artan Abrashi ka reaguar pas intervistimit të kordinatores së komiteteve të kësaj partie, Dejona Mihali nga Prokuroria Speciale. Ai thotë se e gjithë kjo po ndodh në kohë fushate, e që sipas tij, kjo po bëhet për ta luftuar Lëvizjen Vetëvendosje.

Përmes një shkrimi në Facebook, Abrashi thotë se do të ketë edhe shumë akuza e ndoshta edhe arrestime.

banner

Deputeti i VV’së thotë se Prokuroria është e kapur, e kjo është arma e fundit e Opozitës për ta luftuar VV’në.

Postimi i plotë i Abrashit:

Kur Gjykata Kushtetuese merr ndonjë vendim që duket në favor të Qeverisë, menjëherë pasojnë dy-tri vendime kundër kushtetuese ndaj Qeverisë, ndonëse ligjet janë të drejta.

Një analizë e thjeshtë:

A e ka bë Prokuroria Speciale një aktakuzë SUPER TË VONUAR ndaj aktit terrorist në Banjskë, të kryesuar nga Radojçiqi?

Tash, Blerim Isufaj, i cili nuk është emëru Kryeprokuror, thotë kështu: po e bëjmë edhe ne një aktakuzë të madhe (të cilën me siguri se ka bë vetë, por i kanë ndihmu shtetet tona partnere), mirëpo 5 muaj para zgjedhjeve e fton në Prokurori, Dejona Mihalin.

A e dini çfarë mesazhi është ky?

Kjo do të thotë që, unë, Blerim Isufaj dhe ne e gjithë PDK e LDK, që jemi në Prokurori e nëpër Gjykata, do ta luftojmë Lëvizjen VETËVENDOSJE!, sidomos në këtë kohë fushate. “Fundja, s’ka lidhje pse janë të pafajshëm. Ne e kemi fuqinë të dërgojmë njerëz në burg edhe pa faj.” – po nënkuptohet kjo punë

Me pak fjalë,

Të dashur qytetarë,

Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime, mirëpo ka vetëm një gjë: KJO ËSHTË ARMA E FUNDIT E OPOZITËS, PROKURORIA E KAPUR. S’ËSHTË ASNJË E VËRTETË!

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy