Ancelotti tregon hapur se ku qëndron problemi për fillimin e dobët të sezonit tek Real Madridi

by Nexhat

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka folur në një konferencë për media para ndeshjes së nesërme (e shtunë) ndaj Espanyolit në ‘Santiago Bernabeu’.

Tekniku italian preku disa çështje të ndryshme, duke filluar që nga rotacionet e mundshme për dy ndeshjet e ardhshme e deri tek kritikat për lojën e dobët të Real Madridit dhe mungesën e ekuilibrit

banner

Ancelotti fillimisht tha se nesër do të jetë një mundësi e mirë që ai t’i pushojë disa prej yjeve kryesor të skuadrës, duke aluduar se emra si Arda Guler, Lucas Vazquez dhe Endrick mund të marrin më shumë minuta.

“Nesër mund të jetë një ditë e mirë për të bërë rotacione, por sot nuk është koha e duhur për ta thënë këtë”.

“Endrick do të jetë titullar në njërën nga ndeshjet e ardhshme. Me kualitetin që ai ka, është e natyrshme. Ai është shumë i përulur, flet shumë pak dhe punon shumë”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

Më herët gjatë javës u tha se Ancelotti po konsideron mundësinë që të luajë me katër mesfushorë që të fitojë më shumë ekuilibër.

“Është e vështirë për t’u thënë, por ekuilibri është diçka kolektive të cilën mund ta bësh me dy sulmues ose tre”.

“Të kesh një mesfushor më shumë nuk do të thotë më shumë ekuilibër. Debati tani mund të jetë? Çfarë është Bellingham? Sulmues, mesfushor?. Ekuilibri vjen përmes punës kolektive dhe ne do ta kemi atë, pa asnjë dyshim”.

“Shanset për gol që ekipet tjera kanë pasur ndaj nesh kanë qenë për shkak të gabimeve tona. Kjo do të thotë se duhet të mbrohemi më mirë, jo sepse nuk kemi ekuilibër”.

“Të gjitha shanset që Sociedadi i pati ishin për shkak të gabimeve tona ose pasimeve të këqija”, përfundoi ai

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy