Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka deklaruar se pjesë e programit politik për zgjedhjet e 2025 është edhe angazhimit i kahershëm për heqjen e taksës, që rëndon me 240 lekë të vjetra për litër mbi çmimin e karburanteve.“Të fundit në Europë për të ardhurat për frymë, të shtatët në botë për çmimin më të shtrenjtë të naftës. Ky është bilanci i një qeverie që nuk punon për qytetarët, por për veten dhe klientelën e saj”, shkruan Basha në një postim në rrjetet sociale.“Çmimet që dëmtojnë konsumatorët dhe prodhimin janë pasojë e “taksës Rama” mbi karburantet, si dhe e kontrabandës, që lejohet për klientelën e kryeministrit, në kurriz të shqiptarëve”, u shpreh Basha.
Basha: Të angazhuar për heqjen e taksës 240 lekë për litër mbi çmimin e karburanteve
33