Drejtori i Emergjencave: Jemi përgatitur për raste të vërshimeve në kryeqytet, nevojitet shtimi i numrit të zjarrfikësve

by Nexhat

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica ka thënë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për raste të vërshimeve në kryeqytet dhe se kanë investuar në ngritjen e kapaciteteve të shërbimit profesional të zjarrfikësve dhe shërbime tjera.

Fushtica ka thënë se kërkesë e vazhdueshme e nivelit lokal është shtimi i numrit të zjarrfikësve, pasi aktualisht kanë pak më shumë se 70, duke shtuar se kanë ngritur kapacitetet për raste emergjente.

banner

“Siç e patë edhe ditëve të kaluara, Evropën e ka kapluar një mot ekstrem i cili ndoshta vjen edhe si pasojë e ndryshimeve klimatike të mëdha që kanë ndodhur viteve të fundit në të gjithë globin. Në këtë rrjedhojë edhe ne kemi filluar që t’i bëjmë përgatitjet tona për raste të tilla, shpresojmë që asnjëherë të mos ndodh. Ne si Kryeqytet jemi të gatshëm, kemi angazhuar dhe kemi forcuar dhe jemi duke bërë ngritjen e kapaciteteve të shërbimeve tona emergjente, pra po flasim për shërbimin profesional të zjarrfikësve, të cilët kemi investuar këtë vit si në kapacitete si një trajnime. Aspekti tjetër është edhe nisma që deri në fund të vitit të kemi edhe shoqatën dhe njësitet e para vullnetare të zjarrfikësve dhe po ashtu për vitin tjetër kemi paraparë një ngritje të buxhetit për investime direkte në ngritjen e shërbimeve emergjente të Kryeqytetit, në mënyrë që të kemi përgjigje për rastet jo vetëm të vërshimeve por edhe të rasteve të fatkeqësive natyrore apo fatkeqësive tjera që mund ta godasin Kryeqytetin”, ka thënë Fushtica.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Kryeqytet thekson se kanë hapur edhe Qendrën Operative Emergjente ku qytetarët mund të thërrasin 24 orë në javë për raste emergjente.

“Nuk kemi pasur deri në vitin e kaluar Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Kryeqytet, ndërsa tjetra është se deri më tani nuk kemi pas investime direkte në ngritjen e kapaciteteve të shërbimit profesional të zjarrfikësve dhe shërbime tjera. Një bashkëpunim shumë më të mirë me Policinë e Kosovës, me FSK-në e po ashtu edhe me emergjencat mjekësore. Pra krijimi i një sistemi të integruar, po ashtu një ndryshim është krijimi i Qendrës Operative Emergjente, e cila funksionon 24/7, ku qytetarët mund të thërrasin në çdo kohë dhe të paraqesin dhe të kërkojnë ndihmë për çdo problem”, theksoi ai.

Fushtica ka thënë se kanë bërë kërkesë në Agjencinë e Menaxhimit të Emergjenca për rritjen e zjarrfikësve deri në 100 sosh, pasi aktualisht i kanë vetëm 71.

“Ne mendojmë që nuk ka numër të mjaftueshëm të zjarrfikësve edhe sipas strukturës organizative, ne duhet t’i kemi mbi 100 zjarrfikës, për momentin i kemi vetëm 71. Ne kemi bërë kërkesë që ky numër të rritet nga Agjencioni i Menaxhimit të Emergjenca por ata fatkeqësisht që një vit e gjysmë nuk na u janë përgjigjur kërkesave tona edhe pse zjarrfikësit paguhen nga buxheti i Kryeqytetit dhe ne prapë kërkojmë që ky numër të rritet për arsye që ne i kemi të ndara mjetet buxhetore për ta që së paku 30 zjarrfikës t’i bashkëngjiten Brigadës profesionale”, u shpreh ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy