Dugolli: Bandat e përndjekura në veri, po riorganizohen në Serbi për ndonjë sulm tjetër si ai i Banjksës

by Nexhat

Zëvendëskryetari i komisionit për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës, Enver Dugolli, i tha RTV21 se si komision kanë marrë raporte nga agjencionet ligj zbatuese se grupet dhe bandat kriminale të cilat më herët vepronin në veri tashmë janë duke u riorganizuar në territorin e Serbisë për ndonjë sulm të mundshëm të ngjashëm si të 24 shtatorit.

Dugolli këto deklarata i bëri pasi që ministri i mbrojtjes Ejup Maqedonci foli për rrezikun potencial që i kanoset Kosovës nga Serbia.

banner

“Ne si komision për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes na raportojmë ministri i mbrojtjes i brendshëm dhe agjenci të tjera ligjzbatuese dhe nga raportimet kemi marr në vazhdimësi informacione se grupet e mbetura dhe bandat kriminale që kanë operuar në veri dhe kanë akt-akuza në Kosovë po ri-organizohen dhe ri-grupohen në një numër më të madh në Serbi dhe ne po përgatitemi që të mos na zen gafil si thotë populli por ajo që mund të them është se jemi në të drejtën tonë dhe nuk frikësohemi dhe nuk jemi në panik sepse Kosova është më e fortë se kurrë…”, tha Dugolli.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy