“Fajin s’na e ka BE, por Kurti”, Haziri: Vuçiç do të krijojë korridore etnike në Kosovë

by Nexhat

Serbia është burim destabilizimi, dhe po kërkon krijimin e korridoreve etnike në Kosovë. Kështu thotë, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

Ai foli për zhvillimet e fundit në vend, duke thënë se fajin për dështimin e procesit të dialogut nuk e kanë partnerët, por kryeministri Kurti, i cili sipas tij e ka strategji moskoordinimin.

banner

“Roli i Serbisë nuk ndryshon, mund të sjellë përshtypje në procese e faza politike, por Serbia mbetet faktor i destabilizimit në parimin gjithçka pas pavarësisë së Kosovës. Ky është postulati që ata kanë 15 vite se e kanë rishikuar politikën pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe të gjithë udhëheqësit serbë e ruajnë këtë strategji në kuptimin e organizimit të brendshëm politik.

Serbia vijon të jetë burim destabilizimi në kolaret diplomatike e nivele të tjera vazhdon me plasu luftën hibride, duke pasur kujdes forcimin e saj në veçanti pas krizave rajonale, sepse Serbia mbetet një nga furnizuesit kryesorë me municione në Ukrainë. Marr e kushtëzuar më SHBA, BE e NATO ka 35 vjet. Serbia ka funksionuar në këtë raport të kushtëzuar se kanë patur marrëdhënie të kushtëzuar. Tani këto po përkthehen në bashkëpunim dhe ky bashkëpunim avancon në partneritet. Nuk po dështon Republika e Kosovës, por qeveria Kurti”, tha Haziri për a2

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy