Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka publikuar disa fotografi me mbështetës të Partisë Demokratike nga Roskoveci
Bardhi shprehet se qeveria këtu ka punuar vetëm kundër interesave të qytetarëve. Sipas tij, zona është lënë në harresë, ndërsa thotë se PD është gati për betejë
“Në Roskovec, ku strukturat drejtuese të Partisë Demokratike, janë gati për betejën e rradhës. Kurrë nuk janë dorëzuar, kurrë nuk janë tërhequr, gjithmonë të vendosur për t’u përballur dhe për të fituar!
Roskoveci nuk është lënë vetëm jashtë vëmendjes së qeverisjes qëndrore, por është keqadministruar edhe nga qeverisja lokale, ku abuzimi me detyrën ka prevaluar mbi interesin e qytetarëve apo shërbimin ndaj tyre