Kampi i refugjatëve në Gjadër, drejt përfundimit

by Nexhat

“Po vijon me ritme të shpejta puna për ndërtimin e kampit në zonën e Gjadrit në Lezhë. Punimet konsistojnë në ndërtimin e murit rrethues, kanalizimeve, por edhe ndriçimit. Ndërsa autoritetet përkatëse ende nuk kanë një datë se kur pritet që të vijnë refugjatët”, u shpreh kështu gazetari i Tv Klan.

Zona brenda kampit është marrë në administrim nga karabinierët italian ndërsa zona e jashtme përreth pritet të ngrihet një strukturë e posaçme nga Policia e Shtetit, transmeton Klankosova.tv.

banner

Këta të fundit do të bëjnë edhe mbikëqyrjen e territorit të jashtëm të kampit.

Punëtorë dhe mjete po punojnë përgjatë 24 orëve, por ka ende edhe pak punë për përfundimin e kësaj strukture brenda bazës ushtarake të Gjadrit.

Pjesa më e madhe e dy strukturave kanë përfunduar dhe aktualisht po punohet për rrethimin, sistemimin e ambienteve të brendshme dhe lidhjen e energjisë elektrike dhe sistemit të kanalizimeve, sipas Tv Klan.

Ndërkohë e njëjta gjë nuk mund të thuhet për qendrën e pritëse të refugjatëve në zonën e Shëngjinit, pasi në të punimet kanë përfunduar.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy