Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

by Nexhat

Manastiri i Banjskës një ditë para një vjetorit të vrasjes së rreshterit policor, Afrim Bunjaku, do të mbyllet për shkaqe sigurie. E njohësit e sigurisë vlerësojnë se këto ditë duhet shtuar prezenca e institucioneve të sigurisë për shkak se ka indice për sulme të njëjta.

Edhe katër ditë bëhen një vit nga vrasja e rreshterit policor, Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit

banner

Grupi terrorist që kryen këtë vrasje, u strehuan fillimisht në Manastirin e këtij fshati.

E për shkaqe sigurie nga 23 shtatori, ky objekt fetar do të jetë i mbyllur për vizitorë, ka njoftuar Dioqeza Rashkës dhe Prizrenit. Nga Policia e Kosovës kanë thënë se vendimi është marrë nga vetë kjo bashkësi fetare.

E nënkoloneli në pension i Policisë së Kosovës, Refki Morina po vlerëson se me vendime të tilla ky monument fetar po i shërben politikës së presidentit serb, Vuçiq

“Prandaj forma të tilla të një lufte psikologjike edhe ndaj popullatës serbe në veri, por edhe ndaj popullit në tërësi në veri dhe pjesë të tjera tregojnë se politika e Kishës Ortodokse Serbe është ajo që ka qenë më herët. Pra,  që e ka përkrahë luftën edhe gjenocidin jo vetëm në Kosovë, por edhe në pjesë të tjera të ish-Jugosllavisë”, thotë  Morina, për Tëvë1.

Sipas tij, vigjilenca dhe prania e institucioneve të sigurisë duhet të jetë më e madhe këto ditë në veri të vendit.

“Në situatat e turbullta të cilat po jetojmë tani sidomos në pjesën veriore dhe grupe të tilla gradualisht të neutralizohen siç po neutralizohen grupe grupe, në mënyrë që mos të vije te ndonjë ndezje shtëpie, gjuajtja e ndonjë granate dore ose forma tjera të cilat në një mënyrë ose tjetër nxisin frikë te qytetarët pakicë serbe, shqiptare ose të tjerë që jetojnë në pjesën veriore të Mitrovicës”, ka thënë Morina

Krahas këtyre, ministri i Mbrojtjes sërish ka alarmuar për grupe terroriste që po trajnohen për sulme të njëjta ndaj Policisë së Kosovës.

Ish-ushtaraku, Hysen Gecaj thotë se këto deklarime janë kundërthënëse me ato të Qeverisë së Kosovës.

“Kur një kohë deklarohet se nuk ka më rrezik në veri dhe është shtrirë sovraniteti dhe atje nuk ka banda dhe më pastaj dalim me deklaratën tjetër që thotë se ky rrezik është shumë i mundshëm dhe potencial, atëherë këtu nuk shkon diçka. Nuk shkojnë njëra me tjetrën”, ka thënë Gecaj.

Ndaj 45 pjesëtarëve të këtij grupi terrorist tashmë është ngritur aktakuza nga Prokuroria Speciale. /Tëvë1/

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy