Murat: Gjykata Kushtetues urgjentisht duhet të rishikoj vendimin për balancuesin

by Nexhat

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, tani deputet i Frontit Europian, Salih Murat në detaje ka sqaruar shkeljet që Gjykata Kushtetuese ka bërë me vendimin që ta pushojë “balancuesin”.

Murat, për Klan Maqedoni, theksoi se nevojitet që vendimi të rishqyrtohet në mënyrë urgjente, me qëllim të mbrojtjes së integritetit dhe rendit kushtetues

banner

Ai tha se ky vendim shkel drejtpërdrejt dispozitat kyçe të Kushtetutës dhe rrezikon themelet e shoqërisë.

Ndërkohë sot depytetja e VLEN-it Saranda Imeri ka sulmuar pikërishtë Sali Murati. A kishe instruksione politike nga Ali Ahmeti për ta mbajtur në sirtar nismën për balancuesin që e njëjta të aktivizohet në momentin e shkuarjes së BDI-së në opozitë?!, ka shkruar deputetja Imeri.

“A ishte në rrjedha BDI, si parti e përjetshme në pushtet, që iniciativa për balancuesin ruhej në sirtarët e Gjykatës Kushtetuese për më shumë se dy vite?!

– Cili ishte roli i Sali Murat, Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese dhe sot deputet i Frontit Europian të Ali Ahmetit në trajtimin e kësaj nisme?!

– Përse Gjykata Kushtetuese me Kryetar Sali Murat asnjëherë nuk mbajti seancë për ta shqyrtuar dhe hedhur poshtë nismën për balancuesin duke e vlerësuar atë si antikushtetuese?!”, pyeti Imeri.

Sali Murat ndërkohë duke hedhë poshtë këto pretendime të deputetes Saranda Imeri ka shtuar se akuzat vijnë nga një person që nuk e njeh punën e Kushtetueses.

Deputeti Murat mes tjerash thotë se shqetësuese është edhe shkelja potenciale e garancisë kushtetuese për mbrojtjen e identitetit etnik

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy