Mustafa pas intervistimit të Mihalit: Figurat më të larta të LVV-së janë më të korruptuarit në Kosovë

by Nexhat

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar pas intervistimit nga Prokuroria Speciale të Koordinatores së Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihajli, duke thënë se tashmë është e qartë se figurat më të larta të VV-së janë më të korruptuarit në Kosovë.

Në një prononcim për Gazetën Express, Mustafa tha se intervistimi i sotëm i “dirigjentes së LVV-së”,  Dejona Mihali po shqyen fijet e fundit të propagandës se ata erdhën në pushtet kinse për të luftuar korrupsion.

banner

“Tashmë është e qartë që figurat më të larta të LVV-së, qofshin ato publike apo ato prapa skenës, janë dhe më të korruptuarat në Kosovë! Intervistimi sot i dirigjentes së LVV-së, Dejona Mihalit nga organet e rendit dhe ligjit po shqyen fijet e fundit të propagandës dhe mashtrimit të atyre që erdhën në pushtet kinse për të luftuar korrupsionin. Lufta e tyre tanimë është e qartë: është radha e tyre për të vjedhur, për t’ju dhënë dostave tenderë njëburimorë, për të blerë energji elektrike përmes bashkëpunëtorëve të Serbisë”, tha Mustafa.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy