Personi që u vra në Mitrovicë është një 45-vjeçar, ende s’është identifikuar i dyshuari – Policia jep detaje

by Nexhat

Policia e Kosovës ka konfirmuar se personi që u plagos sot në mëngjes në Mitrovicë, e që vdiq në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, është një 45-vjeçar me inicialet F.Z, 

I dyshuari për vrasjen ende nuk është identifikuar nga Pollicia, por policia thotë se po punon për arrestimin e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave

banner

Në vendin e ngjarjes Policia ka gjetur dhe sekuestruar gjashtë gëzhoja.

“Nga informatat e para nga vendi i ngjarjes, ishte bërë  e ditur se një person i dyshuar kishte shtënë me armë në drejtim të viktimës F. Z., 45 vjeçar, i cili fillimisht është dërguar në Spitalin Rajonal në Mitrovicës, më pas ishte dërguar në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar te Kosovës “SHSKUK ”. Ndërsa, rreth orës 12:00 nga SHSKUK- ja, është raportuar se i plagosuri viktima ka ndërruar jetë. Me urdhër te Prokurorit, trupi i pajete  i viktimës është dërguar në  IML, për obduksion

Nga hetimet e zhvilluara në vendin e ngjarjes si dhe ekzaminimet e kryera, hetuesit policor  si prova materiale kanë gjetur dhe sekuestruar  gjashtë gëzhoja. Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy