Filmi “Pikë Uji”’” zgjidhet si filmi përfaqësues i Shqipërisë, në kategorinë “International Feature Film” në edicionin e 97-të të Çmimeve OSCAR.
Pas thirrjes së hapur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, aplikoi vetëm shtëpia kinematografike ERA FILM me filmin artistik me metrazh të gjatë «Pikë Uji», me regji nga Robert BUDINA.
Komisioni votoi unanimisht pro kandidaturën e paraqitur nga shtëpia kinematografike ERA FILM për filmin “Pikë Uji” si përfaqësues i Shqipërisë, në kategorinë “International Feature Film në edicionin e 97-të të Çmimeve OSCAR®️”.
“PIKË UJI” — Një thriller emocionues që zbulon çmimin e vërtetë të pushtetit dhe dashurisë prindërore.
Aida, ka arritur majat e pushtetit në qytetin e saj. Para, influencë, karrierë — ajo i ka të gjitha. Por çfarë ndodh kur një krim i papritur kërcënon të shkatërrojë gjithçka?
Kur djali i saj Marku përfshihet në një akuzë të rëndë, bota e Aidës fillon të lëkundet. Sa larg do të shkojë Aida për të mbrojtur të birin?
Regjia: Robert Budina
Skenaristë: Robert Budina, Doruntina Basha, Ajola Daja
Me: Gresa Pallaska, Arben Bajraktaraj, Adem Karaga, Paolo Janku, Gerhard Koloneci.
Një bashkëprodhim ndërkombëtar nga: Erafilm Shqipëri, Avanpost Rumani, Redibis film Itali, Iliria film Kosovë, Manufaktura Production Maqedoni e Veriut.
Financuar nga: Qendra Kombëtare e Kinematografisë, MIBAC, QKK Kosovë, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut, Creative Europe Media, SEE./Shqiptarja