Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA. Ajo ka publikuar fotografi nga pritja që i është bërë nga ushtria amerikane në akademinë ushtarake West Point.
Osmani ka thënë se është jashtëzakonisht e nderuar me pritjen madhështore që i është bërë.
“Jashtëzakonisht e nderuar me pritjen madhështore nga ushtria amerikane në akademinë ushtarake West Point! ”, ka shkruar Osmani.
Presidentja Osmani ka udhëtuar të enjten për në New York, ku në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara do të zhvillojë takime me liderë botërorë, organizata ndërkombëtare, si dhe aktivitete tjera zyrtare.