RTK: Në veri për 7 muaj u shpenzua rrymë në vlerë prej 8 milionë euro, u paguan  600 mijë

by Nexhat

Energjia e shpenzuar në 7 mujorin e parë të këtij viti në komunat veriore, kap vlerën e mbi 8 milionë eurove. Por nga kjo shumë, ZRRE thotë se qytetarët serbë kanë paguar vetëm rreth 600 mijë euro.

Energjinë elektrike që po e shpenzojnë, një pjesë e qytetarëve serbë në veri të vendit, vazhdojnë të mos e paguajnë.“Mu më ka ardhë fatura e rrymës për banesë, e kam edhe borxhin e vjetër edhe borxhin e ri. A i keni paguar? Jo nuk kam shkuar ta paguaj se kam pasur dhimbje në këmbë”, tha një qytetar.Ndërsa ka të tjerë që thonë se ende nuk u është faturuar energjia elektrike e shpenzuar.“Te ne nuk kanë ardhë fatura, as orë të rrymës nuk kemi”, deklaroi qytetari.Nga zyra e Rregullatorit për Energji kanë bërë të ditur për RTK-në se energjia e shpenzuar në 7 mujorin e parë të këtij viti në komunat veriore, kap vlerën e mbi 8 milionë eurove.Por nga kjo shumë, qytetarët kanë paguar rreth 600 mijë euro.”Sipas legjislacionit në fuqi, Elektrosever obligohet të raportoj në ZRRE të dhënat e energjisë elektrike.Sa i përket pyetjes tuaj se a janë duke u shpërndarë faturat, ju informojmë se faturat janë duke u shpërndarë sipas legjislacionit në fuqi. Sipas të dhënave, për shtatë muaj e këtij viti, janë faturuar 113,941,547  kWh, shprehur në euro 8,298,224€, ndërsa pagesa nga energjia e faturuar është 631,804€”, thanë nga ZRRE.Në fund të shkurtit 2024, qytetarët në katër komunat veriore morën faturën e parë paushall. Në atë përllogaritje u përfshi një pagesë minimale fikse në shumën prej 21.60, ndërsa pas muajit prill, atyre u është llogaritur konsumi.

banner
banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy