Ushtarët letonezë të KFOR-it kryejnë patrullime në Zubin Potok

by Merita

Ushtarët nga Letonia të dislokuar me misionin e NATO-s, KFOR, kanë kryer një patrullim në Zubin Potok, ka bërë të ditur KFOR në një postim në Facebook ku shpërndau edhe disa fotografi nga kjo ngjarje.

KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, “në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.

banner

KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), përkatësisht, me të cilët KFOR thotë se punon në koordinim të ngushtë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy