Ayatollah Ali Khamenei: Fuqia e Umetit Islamik mund ta zhduk regjimin sionist nga zemra e komunitetit islamik

by engel

Teheran- Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei reagon pas bombardimeve të IDF-së orët e fundit në Bejrut dhe Gaza, ndaj një qendre të komandës së Hamas dhe shkollës ku u raportua se u vranë dhe 3 fëmijë. E cilëson “kancer që duhet hequr” dhe i bën thirrje botës islamike që të bashkohen.

Ushtria izraelite (IDF) ka njoftuar se po kryen një valë sulmesh ajrore kundër objektivave të Hezbollahut në Liban. Gjatë ditës së sotme u raportuan rreth 50 të vdekur në të dy frontet, në Gaza dhe Liban.

banner

Reagimi i Iranit ishte i menjëhershëm, teksa mes viktimave u raportua se kishte 3 fëmijë dhe objekt sulmi u bë një shkollë në Gaza.

“Nëse kombet islame përdorin fuqinë e tyre të brendshme, regjimi sionist do të hiqet nga vendi i tij në zemër të komunitetit islamik”, tha lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, raporton “La Repubblica”.

Dhe më tej përforcoi kërcënimin e tij:
“Në të vërtetë, uniteti mes myslimanëve do të krijojë një fuqi që jo vetëm që mund të eliminojë regjimin sionist, por edhe t’i japë fund ndikimit dhe ndërhyrjes së SHBA-së në rajon”, shtoi ai.

Khamenei gjithashtu u bëri thirrje shteteve myslimane të ndërpresin lidhjet ekonomike me Izraelin.

“Nëse dy miliardë myslimanë në mbarë botën bashkohen, ata do të jenë më të fuqishëm se çdo fuqi në botë sot”, shtoi ai, cituar nga IRNA.

Ai theksoi se Izraeli po kryen “krime të turpshme kundër fëmijëve”, jo luftëtarëve.

Deklaratat e liderit suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, u bënë një ditë pas sulmit ajror izraelit në periferi jugore të Bejrutit, në të cilin u vranë edhe tre fëmijë të moshës katër, gjashtë dhe dhjetë vjeç.

Khamenei gjithashtu i bëri thirrje “forcës së brendshme” të myslimanëve për të eliminuar “tumorin malinj kanceroz” nga Palestina, duke iu referuar Izraelit.

“Nëse Umeti Islamik përdor fuqinë e tij të brendshme, regjimi sionist do të hiqet nga zemra e komunitetit islamik”, tha Khamenei.

Lidhur me përshkallëzimin midis shtetit hebre dhe Libanit, ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon paralajmëroi se “nëse nuk gjendet një zgjidhje diplomatike, Izraeli do të duhet të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur qytetarët e tij dhe për të lejuar banorët e veriut të kthehen në shtëpitë e tyre”.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy