Madonna ndezi publikun në sfilatën e modës Dolce e Gabbana.
Ajo ishte e ftuara speciale e spektaklit kushtuar koleksionit të femrave për pranverën dhe verën e ardhshme.
Ajo hyri me një vello prej dantelle të zezë që e mbulonte tërësisht, duke përfshirë edhe fytyrën, shkruan Informim.net.

Është hera e parë që Madonna është e ftuar në një sfilatë të modës milaneze të dyshes, me të cilët ajo është e lidhur nga një miqësi e gjatë që filloi në 1991.
Gjithashtu verën e kaluar ylli i popit festoi ditëlindjen e saj të 66-të në Portofino si e ftuar e dy stilistëve, duke qenë edhe fytyra e tyre në fushatat e famshme të dizajnuara nga Steven Meisel./Informim.net/