Policia identifikon të dyshuarin për vrasjen e djeshme në Mitrovicë, kërkon ndihmë për kapjen e tij

by Merita

Valdrin Salihu (1991) është i dyshuar për vrasjen e djeshme në Mitrovicë. Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e tjera dhe kërkon ndihmë për arrestimin e 33-vjeçarit.

Policia, me autorizim të prokurorit, ia ka publikuar identitetin dhe fotografinë e të dyshuarit.

banner

“Me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e personit në kërkim, me autorizim të Prokurorit publikohet identiteti dhe fotoja e personit të dyushuar të shpallur në kërkim për veprën penale ‘Vrasje’, e ndodhur me datën 20.09.2024, në rrugën ‘ Fatime Hetemi” në Mitrovicë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

“Personi i kërkuar është: Valdrin Salihu i lindur me 11.08.1991”.

Policia e Kosovës, kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Rasti ka ndodhur dje rreth mesditës, në rrugën “Fatime Hetemi”, me ç’rast një 45-vjeçar u qëllua me armë zjarri, për motive ende të panjohura. Policia tha se në vend të ngjarjes gjetur gjashtë gëzhoja, derisa viktima, F. Zeqiri vdiq në QKUK, pasi s’mundi t’u mbijetojë plagëve.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy