Beteja për Brandenburgun, SPD e mund AfD’në – Politico: Humbja do ta rriste presionin ndaj Scholz për zgjedhje të parakohshme

by Nexhat

Socialdemokratët në Brandeburg duhen  të ndjehen të çliruar dhe të festojnë këtë të dielë. Të dhënat flasin për një fitore të SPD në zgjedhjet e landit në Brandenburg. Sipas prognozës së ARD, e Institutit infratest dimap, Partia Socialdemokrate arrin 31,2% të votave, vetëm pak para AfD-së me 29.9%. Kurse sipas të dhënave të grupit studimor “Zgjedhjet” për televizionin ZDF, SPD kryeson me 31,8%, e dyta renditet AfD me 29,2%.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të SPD-së, Kevin Kühnert,funksionoi “maratona e arritjes së objektivit “. SPD e landit u angazhuar maksimalisht javët e fundit. Por problemet e partisë SPD në federatë nuk janë bërë më të vogla, tha Kühnert.

banner

AfD, e cila kohët e fundit ishte kryesuese në sondazhe u rendit në vendin e dytë. Por trendi i saj është në rritje. Para pesë vjetësh në këtë land AfD mori vetëm 23% të votave. 

CDU arriti 11.8 për qind, kurse Aleanca Sahra Wagenknecht (BSW) e sapo formuar arrin menjëherë 12 për qind. Të Gjelbrit arrijnë  5% të votave, sipas infratest dimap. Kurse E Majta nuk ka gjasa të kalojë kufirin pesë për qind.

Në Brandenburg nuk hyjnë në parlamentin e landit partitë që arrijnë më pak se niveli 5% i votave, vetëm nëse arrijnë të marrin një mandat të drejtpërdrejtë.

Roli i kryeministrit Woidke

Zgjedhjet e së dielës ishin edhe një votim për të ardhmen e kryeministrit, Dietmar Woidke (SPD) me tre mandate qeverisjeje deri tani. Ai kishte bërë të ditur, se nëse AfD arrin të dalë forca kryesore do të tërhiqej nga qeveria. Kryeministri i Brandenburgut, Woidke është mjaft popullor në land. Sipas barometrit të ZDF-së më 19 shtator, 59% e votuesve e dëshironin atë si kryeministër, ka shkruar DW.

Para votimeve të gjitha partitë e kishin përjashtuar një koalicion me AfD. Zyra e Mbrojtjes Kushtetuese e ka kategorizuar degën e AfD për landin si rast të dyshuar ekstremist, kurse kandidatin e saj kryesor Hans-Christoph Berndt si ekstremist të djathtë. Me 73 për qind, pjesëmarrja në votime ishte dukshëm më e lartë se në vitin 2019. Në atë kohë, 61,3 për qind shkuan në votime.

Një humbje në Brandenburg, të cilën SPD e ka kontrolluar që nga ribashkimi gjerman, do të kishte vënë në dyshim të ardhmen politike të Scholz-it dhe do të rriste presionin për zgjedhje të parakohshme kombëtare pasi partia e tij pësoi disfata dërrmuese në dy zgjedhjet e mëparshme shtetërore këtë muaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy