Boksi jashtë sporteve olimpike, dëm i madh për Donjetën dhe boksierët tjerë kosovarë

by Nexhat

Një mosmarrëveshje ndërmjet Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe Federatës Ndërkombëtare të Boksit mund të çojë në përjashtimin e boksit nga programi i sporteve olimpike.

Kjo problematikë ka ardhur për shkak se Komitetit Olimpik Ndërkombëtar ka kërkuar dorëheqjen e Umar Kremlev, që ka prejardhje nga Rusia nga posti i presidentit të Federatës Ndërkombëtare të Boksit, që të cilën ai e ka refuzuar

banner

Nëse kjo situatë nuk merr zgjidhje deri në fundit e këtij viti, atëherë boksi mund të përjashtohet nga programi olimpik, por Sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli është shprehur optimist se kjo nuk do të ndodh.

Frikë nga kjo situatë ka shprehur edhe trajnerja e Donjeta Sadikut, Marjola Sallauka. Ajo për KosovaPress ka thënë se boksi duhet të mbetet sport olimpik, pasi është ndër më të ndjekurit në botë.

Për boksierët e Kosovës, një vendim i tillë sipas Demollit do të ishte jashtëzakonisht i dëmshëm.

Ndryshe, Kosova u përfaqësua në Lojërat Olimpike në Paris edhe në sportin e boksit me boksieren Donjeta Sadiku, e cila fitoi luftën e parë por nuk arriti që të futej në zonën e medaljeve

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy