Haradinaj kujton Xhevë e Fehmi Lladrovcin: Me ta isha bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që ra Luani

by Nexhat

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar sot në 26-vjetorin e rënies bashkëluftëtarët e tij, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci.

Haradinaj tha se ata janë shembull i pastër i idealit të luftëtarëve të lirisë, ndërsa ka kujtuar edhe momentet kur luftuan bashkë.

banner

“Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, themeltarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë shembull i pastër i idealit të luftëtarëve të lirisë. Ata u përballën bashkë me çdo sfidë, duke qëndruar të palëkundur deri në rënien e tyre heroike. Pata nderin që me Fehmiun e Xhevën të jemi bashkë në shumë momente kyçe të luftës për lirinë e Atdheut. Një prej këtyre momenteve ishte beteja e Qafë Mullarit, në ditën që ra Luani. Fehmiu dhe Xheva vazhduan me guxim luftën çlirimtare, duke qenë shtyllë e saj deri në rënien heroike, në vendin e tyre të dashur, në Drenicë”.

Haradinaj tha se po në këtë datë ranë në altarin e lirisë edhe bashkëluftëtarët e tyre; Shefqet Zeka dhe Fatime Hetemi

“Faleminderit për shërbimin ndaj Atdheut!”, shkroi Haradinaj.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy